Kroacia finaliste në Kampionatin Botëror, gëzohen edhe shqiptarët
Kroacia është finalistja e parë e Kampionatit Botëror në hendboll.
Të enjten mbrëma në “Arena Zagreb”, Kroacia në gjysmëfinale e mposhti favoriten e madhe, Francën. Kroatët fituan me rezultat 31:28.
Kroatët kanë luajtur superndeshje, ndërsa në pjesën e parë krijuan epërsi deri në dhjetë gola. Franca u afrua në pjesën e dytë, por vetëm deri në tri gola.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të zjarrtë.
Zvonimir Srna e Marin Jeliniq i shënuan nga shtatë gola për Kroacinë. Gjashtë i kishte Ivan Martinoviq.
Ka shkëlqyer sidomos portieri Dominik Kuzmanoviq.
Kroacia për herë të pestë do të paraqitet në finale të Botërorit. Deri më tani ka një titull, ndërsa tri finale i ka humbur.
Ky sukses ka gëzuar edhe tifozët shqiptarë, që tradicionalisht kanë respekt dhe miqësi me tifozët kroatë, shkruan Lideri.mk.
Në gjysmëfinalen e dytë, sot nga ora 20:30, takohen Danimarka e Portugalia. Kjo ndeshje luhet në Norvegji.
Edhe finalja e së dielës është në Baerum të Norvegjisë.
Franca ka gjashtë tituj të botës, por të enjten mbeti në hije të lojës së kroatëve./Lideri.mk