Zgjerohet BESA në Shkup, prezanton prurje të reja në Çair dhe Shuto Orizarë
Kreu i degës së Çairit nga radhët e Lëvizjes BESA, Astrit Iljazi ka prezantuar prurje të reja në Lëvizjen Besa, kësaj rradhe në degën e Shuto Orizares.
“Me kënaqësi së bashku me Sekretarin organizativ të Lëvisjes BESA sot mirëpritëm Nurkan Muçën nga Shuto Orizari – Shkup.
Nurkani ka mbaruar fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Marredhenie me Publikun, poashtu i diplomuar edhe në gjuhën angleze (CELTA) për të cilin besojmë se do të jetë një vlerë e shtuar për partinë tonë dhe për të gjithë qytetarët.
Kjo është një dëshmi e qartë se vlerat,vizioni dhe përkushtimi ynë ndaj qytetarëve vazhdojnë të tërheqin njerëz të ndershëm,të aftë dhe të gatshëm për të kontribuar për të ardhmen e vendit tonë.
KALAJA E SHPRESËS DHE DINJITETIT PO RRITET ÇDO DITË”, ka shkruar Iljazi.