Ganiu mirëpriti në komunën e Çairit aktorin e njohur Bajrush Mjaku
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, mirëpriti sot në komunën e Çairit aktorin e njohur Bajrush Mjaku.
“Me kënaqësi mirëprita sot në Komunën e Çairit aktorin e mirënjohur shqiptar, Bajrush Mjakun, një ikonë e skenës dhe kinematografisë sonë. Gjatë takimit, ai më dhuroi ribotimin e parë të librit të tij “Urtësi dhe Marrëzi”, i pasuruar me disa ndryshime dhe plotësime, një vepër me vlerë të madhe për kulturën dhe letërsinë tonë”, njoftoi Ganiu.
Ai shtoi se Komuna e Çairit ka qenë dhe do të mbetet përkrahëse e fuqishme e artit dhe kulturës shqiptare.
“Me shumë kënaqësi kemi mbështetur ribotimin e kësaj vepre, duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë letrare. Bajrush Mjaku është një emër i madh i skenës shqiptare, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim artistët dhe krijuesit tanë që kontribuojnë në pasurimin e identitetit tonë kulturor”, shkruan Ganiu.