Maqedoni

Bajrami i përgjigjet Fetait: Kodin penal e miratuan dy ministrat e Taravarit me aminin e tij

Kanë vazhduar edhe më tej përplasjet mes dy ASH-ve krahu i Taravarit dhe i Selës. Pas reagimit të Arben Fetahut ndaj Lrenar Llogës, ndaj këtij të fundit ka reaguar Bujar Bajrami nga Aleanca e Selës duke e quajtur Fetahin analfabet dhe duke akuzuar se dy ministrat e Taravarit kanë votuar në qeveri.

Bujar Bajrami

Të arrish të bëhesh zv.KM dhe mos njohësh procedurat e sjelljes së ligjeve tregon se je analfabet funksional.

Propozues nuk është Ministria, por Qeveria dhe i autorizuar është vetëm zv.Ministri i Drejtësisë. Në mënyrë shtesë meret edhe dakordësia e partnerit të koalicionit, gjegjësisht Arben Taravarit.

Përveç kësaj, në seancën e qeverisë kur është propozuar ligji, ministrat e Taravarit (Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu) nuk e kanë kundërshtuar propozim ligjin por (me konsensus të Taravarit) e kanë mbështetur po të njëjtin.

Ndërsa Krenar Lloga nuk ka qenë prezent në mbledhjen e qeverisë përshkak të udhëtimit zyrtar.