Kurti premton investime në ushtri: Kur ke kojshinë e keq duhet të kesh pushkën e mirë dhe plot
Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që në mandatin e radhës 4-vjeçar qeveria do të investojë 1 miliardë euro për ushtrinë.
Ai u shpreh se kur ke kojshinë e keq duhet të kesh pushkën e mirë dhe plot.
Gjatë deklaratës së tij në Malishevë në kuadër të fushtatës zgjedhore të 9 shkurtit, Kurti u shpreh se trajnimet e ushtarëve jashtë vendit janë trefishuar dhe do të investohet akoma në shumë në mbrojtje.
“Kur e ke kojshinë e keqe duhet ta kesh pushkën e mirë dhe plot. Kemi trefishuar trajnimet e ushtarëve jashtë vendit. Kemi blerë dronë “Bajraktar”, armatime antitank dhe mandatin e ardhshëm do investojmë 1 milionë euro për ushtrinë. Kemi blerë drona luftarakë nga Amerika dhe në mandatin tjetër do të mbështesim me 1 milionë euro për ushtrinë. UÇK-ja është e shenjtë se është krijuar nga gjaku i dëshmorëve.”