Gjashtë raste të reja, asnjë i vdekur dhe 10 të shëruar nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.887 testime ndërsa janë evidentuar gjashtë raste të reja me koronavirus.
Rastet janë evidentuar në Shkup-3, Tetovë, Strumicë dhe Berovë nga 1.
Janë shëruar 10 persona. Pesë në Shkup, dy në Kumanovë, Veles, Strumicë dhe Kërçovë nga një.
Nuk ka asnjë të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 155.682, i të shëruarve në 149.977, të vdekurve 5.484, ndërsa, momentalisht në vedin tonë rezultojnë 221 raste aktive. Numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup, kurse, tani më disa ditë në dhjetra komuna nuk ka raste aktive.