BallinaMaqedoni

Uikendi sjell temperatura rekorde në Maqedoni deri në 17 gradë

Enti Hidrometeorologjik (EHRM) ka njoftuar se në janar nuk kemi parë diçka të tillë, gjegjësisht se temperaturat ditore do të arrijnë deri në 17 gradë.

Nga e premtja deri të dielën paralajmërohen temperatura gjatë ditës që do të arrijnë 15 deri 17 gradë.

Ky ndryshim do të krijojë kushte të këndshme për aktivitete në natyrë, transmeton Lideri.mk.

Enti Hidrometeorologjik ka njoftuar se këto temperatura janë të pasakonshme për muajin janar.

“Ditën e premte në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina e cila do të ulë dukshmërinë. Gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2°C deri në 5°C, kurse temperatura maksimale prej 4°C deri në 15°C”, njofton EHRM./Lideri