Izet Mexhiti në inaugurimin e Presidentit Trump: Festë e unitetit dhe traditës
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ishte pjesë e ceremonisë madhështore të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Washington.
Mexhiti e përshkroi këtë ngjarje si një festë të jashtëzakonshme të unitetit, traditës dhe trashëgimisë amerikane.
“Inaugurimi i Presidentit Trump: Një festë e jashtëzakonshme e unitetit, traditës dhe trashëgimisë, ku çdo betim ndaj lirisë u mishërua në një ceremoni madhështore shtetërore, që përcolli mesazhin e një kombi të fortë dhe të vendosur në mbrojtjen e vlerave më të rëndësishme,” tha Mexhiti.
Pjesëmarrja e Mexhitit në këtë ceremoni thekson lidhjet e ngushta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe vlerësimin për vlerat demokratike që SHBA promovon globalisht.