Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes/ Pamje të reja të regjistruara nga kamerat e sigurisë
Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit, Prokuroria prezantoi pamjet nga sistemi Sejf Siti (“Qytet i sigurt”). Prkoruaria ka prezentuar dy CD-të që regjistruan nga momenti i rëmbimit të VAnjës, përfshirë automjetin “Citroen” që dyshohet se ka qenë pjesë e ngjarjes.
Pamja e parë ka të bëjë më të akuzuarin e parë Vlatko Keshishov, I cili duket se ka pasur lidhje me veprimet e njërit prej automjevete të përdorura pë rrëmbimin e VAnjës. Regjistrimi është realizuar në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit 2023, ditën e rrëmbimit.
“Në këto pamje shihet se në sediljen e shoferit është një person, një pasagjer dhe një person tjetër në pjesën e pasme, në automjet duken tre persona. Vetura lëviz në drejtim të urës së Goce Dellçevit, vazhdon në drejtim të Qeverisë, ku lëviz në korsinë e parë të majtë dhe ndërron korsinë për të kthyer majtas. “Në regjistrimin e fundit nga kjo CD shihet se automjeti vjen nga rruga Mihail Tsokov, duke kaluar pranë Hotel Parkut, duke u nisur drejt rrugës Naum Naumovski Borce, gjegjësisht objektit ku ka jetuar e dëmtuara Vanja Gjorçevska”, sqaroi prokurori.
Ndërsa në videon e dytëë, shfaqet lëvizja e automjetit Renault Kangoo, që dyshohet të ketë qenë pjesë e rrëmbimit të Vanjas.
-Në CD-në e dytë shihet mjeti “Renault Kangoo” që lëviz në Qendër dhe Aerodrom, duke u nisur nga përballë selisë së partisë “Desna” në drejtim të Avtokomandës, dhe prej andej ddrejt vendbanimit Aerodrom. Vetura është verejtur edhe pranë hotelit Rusija dhe lagjes Lisiçe, tha prokurori.
Sipas Prokurorisë, ky është një tregues se të akuzuarit kishin njohuri të detajuara të rrugëve dhe pozicionit të viktimës para se të ndërmerrnin aktin e rrëmbimit.
Në këtë seancë, u përsëritën edhe qëndrimet e të akuzuarve, të cilët vazhdojnë të deklarohen të pafajshëm. Gjithashtu, një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Ivica Stefanovski, të bërë nga i akuzuari Palevski, u refuzua nga kryetari i Gjykatës Themelore Penale, Ivan Xholev. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vazhdojë pa ndërprerje, pa pasur nevojë të fillohet nga e para, siç mund të ishte ndodhur nëse kërkesa e Palevskit do të ishte pranuar.
Prokuroria ka insistuar gjithashtu për përfshirjen e dëshmitarit kyç, Goce Trajkovski, i cili ka siguruar pamje të rëndësishme që lidhin automjetin Citroen të Zhezovskit me rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës.
Prokuroria Publike nuk po e tërheq propozimin për shqyrtimin e tij sepse pas përfundimit të procedurës ai mund të vihet në dispozicion të organeve të rendit dhe të shqyrtohet në favor të kësaj procedure”, tha prokurori.
Në të njëjtën kohë, Prokuroria qëndron në kërkesën që Goce Trajkovski të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.