BallinaMaqedoni

Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati

Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski thotë se vazhdon procedura kundër Artan Grubit, edhe pse ai është në arrati.
“Pa dallim se ai është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura edhe më tej vazhdon dhe opinioni do të njoftohet”, tha Kocevski.

I pyetur se ka procedurë kundër gjyqtarit Enver Bexheti i cili është vendosur në “listën e zezë amerikane”, Kocevski u përgjigj se “së bashku me atë lëndë që ka të bëjë me gjyqtarin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht edhe për ndonjë person tjetër, po kryhet procedurë parahetimore dhe do shikojmë se si do të rrjedh.

Ai ka bërë të ditur se për rastin e izoluar ndaj ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, nuk ka filluar asnjë hetim.

“Nuk ka hetim, është ende hetim paraprak, janë duke u mbledhur provat dhe opinioni do të informohet për atë rast dhe për momentin opinioni është i informuar për veprimet që janë ndërmarrë nga ne”, tha Kocevski.