BallinaMaqedoni

LSDM: 200 milionë euro borxhe të reja, qeveria po i ngarkon qytetarët me borxhe të reja

Krahas kredisë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, për të cilën tashmë janë grumbulluar kamata dhe nuk janë realizuar paratë, qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE po marrin hua intensivisht nga të gjitha anët, thonë nga LSDM.

“Qeveria ka ngarkuar qytetarët me mbi 200 milionë euro borxhe të reja në vetëm pak muaj.

Vetëm dhjetë ditë më parë, qeveria mori 128 milionë euro hua nëpërmjet bonove dhe obligacioneve të thesarit.

Më parë, në fund të tetorit 2024, qeveria mori një tjetër borxh të madh prej 73.7 milionë eurosh nga kreditorët vendas.

Janë 700 milionë euro borxh i ri i krijuar nga VMRO-DPMNE në vetëm 6 muaj. Qeveria po rrit jashtëzakonisht shumë borxhin publik dhe po e shtyn shtetin në skllavëri borxhi”, akuzojnë nga LSDM.

Në të njëjtën kohë, shtojnë nga atje, ndërsa borxhet e mëdha po grumbullohen, pagat po ngecin, kostoja e jetesës po rritet dhe qytetarët kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre.