Shtetasit bullgar i janë vjedhur 12 mijë euro nga vetura në Shkup
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht veprën “Vjedhje e rëndë”, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.
Më 10 janar, në një parking në bulevardin Ilindenska, siç transmeton portali lideri.mk, të dy ata kanë thyer me gjësend të fortë xhamin e pasëm të një makine të parkuar me targa bullgare. Ndërkohë që njëri ka hyrë në veturë nga dritarja e thyer, tjetri ka bë roje.
Nga vetura BMW në pronësi të një kompanie bullgare, e drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit kanë vjedhur një çantë laptop, 12.000 euro dhe sende të tjera, e më pas janë larguar me automjetin e tyre, shkruan portali Lideri.mk.
Prokurori publik kompetent parashtroi propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup me të cilin kërkon që dy të dyshuarve t’u shqiptihey masa paraprake – ndalim për t’u larguar nga vendbanimi, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim për t’u paraqitur në gjykatë./Lideri.mk