BallinaMaqedoni

Bozhinovska: Në TEC Manastir ka kr’m mbi 6 milionë euro

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në një intervistë për Radion Europa e Lirë shprehu dyshimin se në TEC Manastir ka shumë krim sesa në hetimin e hapur për rastin “Aditiv”. Bozhinovska theksoi se me marrjen e pozitës së ministres, vitin e kaluar ka biseduar me Revizorin Shtetëror dhe ka kërkuar që këtë vit të përfshihen të gjitha objektet energjetike me revizion dhe të përcaktohet se çfarë po ndodh në MEPSO dhe TEC Manastir.

“Kam informacione se, p.sh. për blerjen e energjisë elektrike janë shpenzuar rreth 400 milionë euro. E kam ditur edhe për aditivin dhe e mirëpres, edhe pse është 6.5 milionë euro. Megjithatë, është mirë të niset prej diku. Shpresoj që ky të mos jetë vetëm një rast, për këto gjashtë të tjerat kam mësuar nga media. E përshëndes punën e tyre dhe shpresoj se do të ketë epilog gjyqësor për të gjitha këto parregullsi”, tha Sanja Bozhinovska.
-A mendoni se ka krim shumë më të madh se këto gjashtë milionë euro?
“Po, mendoj”, tha ajo.