Shqipëri

Mësuesja e Musaenit publikon foton nga Mbrëmja e Maturës: E veshi e ëma dhëndër, u martua me plumba

Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e masakrës me katër të vrarë në Velipojë. Plumbat mes pronarëve te dy bizneseve nuk i kursyen jetën 20-vjeçarit, i cili kishte ditën e tij të parë të punës.

Vdekja e të riut ka trishtuar pa masë opinionin publik në vend. I rritur pa babain dhe me shumë sakrifica nga nëna, Musaeni u përcoll sot për në banesën e fundit.

Ndërkohë, mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka ndarë në rrjetet sociale foto me adoleshentin nga mbrëmja e maturës.

Ajo ka prekur me vargjet kushtuar të riut të pafajshëm që jeta iu pre në mes në mënyrën më të padrejtë.

E plotë:

Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri

g.v/abcnews.al