Maqedoni

Ajdari: Kazinotë online ekzistojnë! Deputetja e VLEN: E vetmja kompani që ka mbetur për bixhoz online është MEGAWIN

Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari tha se, nuk janë mbyllur kazinotë, por morën të drejtën e lëshimit të licencave, kompanive që nuk bashkëpunojnë me pushtetin aktual, përcjell TV21. Ajdari tha se, kazinotë online ekzistojnë dhe mbyllja e tyre nuk është e vërtetë.

“Këta nuk i mbyllën kazinotë por ia morën të drejtën e lëshimit të licencave të kompanive nuk bashkëpunojnë me ta. Mbyllën kompanitë që kishin bashkëpunuar me qeverisjen e kaluar dhe tani i kanë lënë monopolin disa kompanive me të vilat bashkëpunojnë dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të ardhmen. Pra i gjithë kaosi që kanë shkaktuar në opinion me mbylljen e kazinove online nuk është e vërtetë sepse realisht, kazinotë janë”, tha Ajdari.

Ndërkohë, deputetja e VLEN, Mimoza Musa tha se janë në bisedime për mbylljen e tërësishme të kazinove online.

Si front Eurpian, si BDI po të kishit qenë të shqetësuar do të kishit sjell ligjin kur ishit në qeveri tani që po e bëjmë hapin për të mbyllur 50% të tyre veçanarisht atë online ku prekin familjet tona dhe kjo do të bëhet hap pas hapi. Jemi në bisedime që të mbyllen tërësisht bile të kalohen kazinotë ekskluzivisht edhe në hotele me 5 yje siç janë në gjithë Evropën kazinotë”, tha Mimoza Musa.

Ndërkohë, Ajdari tha se MEGAWIN funksionon ende.

“MEGAWIN vazhdon të funksionojë”, tha Riana Ajdari.

–Po u futëm online, mund të luajmë online?

“Njëra nga ato, e vetmja që ka mbetur d.m.th e hapur është MEGAWIN, dy të tjerat, të cilave nuk ua di emrin, realisht janë të mbyllura”, tha Mimoza Musa.