BallinaMaqedoni

BDI: Të margjinalizuar, të injoruar dhe pa rol – Vlen mbetet i ngujuar në mentalitetin opozitar

Nga BDI përmes një kumtese thonë se VLEN Partitë humbëse të kolaicionit Vlen, të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje.
Të margjinalizuar dhe të papërfillur nga ata që i emëruan, ata e kalojnë ditën duke shpërndarë propagandë kundër BDI-së, për të fshehur dështimin e tyre të plotë dhe tradhtinë ndaj interesave shqiptare.
Aq shumë janë të kapur nga VMRO-DPMNE- ja, saqë kanë filluar edhe të duken si ata – duke u marrë me shpifje dhe propagandë për të kaluarën, sepse nuk kanë asnjë rezultat për të treguar në të tashmen.
BDI nuk do të luajë rolin e prokurorisë për t’iu përgjigjur lojërave të tyre në të njëjtën mënyre, por jemi të shqetësuar dhe nuk mund të heshtim për degradimin e përfaqësimit shqiptar në vetëm shtatë muaj, duke shkaktuar dëme që do të duhen vite për t’u riparuar.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të dinjitetshëm, jo figura që shërbejnë si dekor i një pushteti që i ka anashkaluar dhe përdorur për interesa të huaja” – thuhet në kumtesën e BDI-së.