VMRO me kundër reagim për ISHP: Çdo herë kur reagon BDI-ja mbron krimet e veta, jo shqiptarët!
Andonovska nuk diskriminon, por mbron Institutin e Shëndetësisë Publike nga grabitja.
Ata reagojnë kundër drejtoreshës Marija Andonovska, e cila i pengoi anëtarët e BDI-së dhe LSDM-së të rrinë në shtëpi, të mos shkojnë në punë dhe të marrin rrogë. BDI-ja po reagon sepse i është dhënë fund krimit në institucionin, i cili 15 vite drejtohej nga një kuadër i asaj partie, reagoi VMRO-DPMNE ndaj kumtesës së BDI-së se Andonovska i përjashton shqiptarët nga ky institucion.
Kriminelët janë kriminelë, dhe BDI tregon se çdo ditë, përfshirë edhe në reagimin e saj ndaj drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e cila haptazi lufton kundër krimit vëllazëror të BDI-së dhe LSDM-së, shtohet në reagim.
“Sot po reagojnë kundër drejtoreshës Marija Andonovska e cila i pengoi anëtarët e BDI-së dhe LSDM-së që të rrinë në shtëpi, të mos shkojnë në punë dhe të marrin rrogë. BDI-ja po reagon sepse i është dhënë fund krimit që u bë në institucionin që drejtohej për 15 vjet nga një kuadër i asaj partie. Kriminelët nga BDI-ja po reagojnë sepse drejtoresha e ISHP-së Andonovska ka shtuar kontrollin, ka forcuar protokollet dhe ka ulur shpenzimet”, reagon VMRO-DPMNE.
Ndryshe BDI-ja sot ka reaguar duke thënë se Marija Andonovska po zbaton një politikë të qartë diskriminuese, që synon “nënshtrimin dhe përjashtimin e shqiptarëve nga ky institucion”.