Fetai: Super lajm për Kumanovën – 118 milionë denarë për ndërtimin e Gjimnazit “Sami Frashëri”
Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.
Super lajm për Kuman vën – 118 milionë denarë për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri
Jam krenar të njoftoj se për Kumanovën, e lënë në harresë për dy dekada, më në fund po realizohen projekte që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Sot, Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.
Ky është vetëm një nga projektet e shumta në programin tonë vjetor, ndër të cilat janë edhe:
Ndërtimi i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë, Tetovë.
Ndërtimi i një objekti të ri shkollor në fshatin Banjicë, Çashkë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Mirko Mileski”, Kërçovë.
Rikonstruksioni i shkollës “Lirija”, fshati Zhitozhë, Dollnen.
Rikonstruksioni i shkollës “Nuri Mazari”, fshati Dellogozhdë, Strugë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Fan Noli”, fshati Trebosh, Zhelinë.
Pas vendimit historik për investimin prej 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar Nënë Tereza, Qeveria e ndryshimit po tregon çdo ditë se është e përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme në arsim dhe në çdo sektor tjetër, me qeverisje të ndershme, transparente dhe të orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve.