BallinaMaqedoni

“I uroj shëndet, le ta bëjë punën si duhet”, Mexhiti: Ilire Dauti mbetet kryetare e komisionit për Politikë Sociale

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se Ilire Dauti do të mbetet kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend, përcjell TV21. Mexhiti thotë se kishte sqarim se Dauti nuk do të shkarkohet nga ky funksione dhe përkundër faktit që kaloi interpelanca që ishte inicuar ndaj saj.

“Nuk ka nevojë dmth për drama. Ilire Dauti ka qenë kryetare e Komisionit dhe mbetet kryetare e Komisionit. I uroj shëndet dhe le ta bëjë punën si duhet”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

E quajti Republikën e Kosovës “Kosova dhe Metohija”, Mexhiti: Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar Stoilkoviqin

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”, përcjell TV21. I pyetur se si e komenton këtë, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është një nga shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendon si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv