Gripi sezonal në Kumanovë, flet mjeku me përvojë Aliriza Osmani: Gjendja nuk është alarmante, por është në rritje e sipër. Ja për çka duhet të kenë kujdes pacientët (VIDEO)
Gripi sezonal në Kumanovë, flet mjeku me përvojë Aliriza Osmani: Gjendja nuk është alarmante, por është në rritje e sipër. Ja për çka duhet të kenë kujdes pacientët (VIDEO)
Gripi vazhdon të qarkullojë me të madhe në vendin tonë kohët e fundit, shkruan Open-T.
Mjeku me përvojë nga Kumanova, Aliriza Osmani, thotë se gjendja në spitalin e tyre nuk është alarmante, por është në rritje e sipër.
Në intervistën për Open-TV, ai thekson pacientët duhet të përdorin më shumë çaja të nxehtë me limonë, lëngje, paracetamolë, vitamin C e të tjerë.
Osmani thotë se pacientët duhet të kenë edhe kujdes që mos të dalin kot e kotë, t’i ajrosin vendet ku banojnë, të marin ushqime të shëndetshme e të tjerë. Ai tha se dhe bora që ra ndihmon në shëndetin e njeriut, sidomos tek pacientët që janë kronikë.
Ja intervista e tij për Open-TV.