“Vizbeg, Luboten e Radishan”, Kosotovski thotë se po pastrohen nga bora rrugët e Butelit
Kreu i komunës së Butelit, Darko Kostovski në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të pastruar rrugët në këtë komunë pas reshjeve të dendura të borës, përcjell TV21. Kostovski thotë se është formuar shtabi i krizës në kuadër të komunës, që po e ndjek në vazhdimësi situatën.
“Shërbimet janë në terren dhe pastrojnë borën. Janë pastruar të gjitha pikat më të larta dhe kritike në komunën e Butelit, fshatin Lubanci dhe fshatin Luboten… Vazhdojmë në Radishan, Butel dhe Vizbeg”, ka shkruar mes tjerash Kostovski.