Maqedoni

Edhe një shtrenjtim i çmimeve të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka vendosur që të shtrenjtoj çmimet e derivateve të naftës, shkruan SHENJA.

Sipas vendimit çmimi i benzinave do të shtrenjtohet për 1.50 denarë, ndërsa Dizeli për 1 denarë.
Në përputhje me vendimin këto do të jenë çmimet pas mesnate:
EUROSUPER BS-95- 71,00 den/lit
EUROSUPER BS-98- 73,00 den/lit
EURODIZEL – 63,00 den/lit
Çmimi i Vajit të Lehtë për Amvisëri rritet për 0.50 denarë, dhe çmimi i ri do të jetë 62,50 denarë për litër.