Zv. ministrja Elfete Ismaili merr pjesë në mbledhjen e kontakt grupit të Ukrainës, pjesëmarrës dhe Zelensky
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt
Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e
rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe
sigurisë globale.
Ismaili thotë se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të
Bashkuara, z. Lloyd Austin, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar
partneritetet strategjike dhe për të kontribuar në fuqizimin e përpjekjeve të
përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit
dhe integritetit territorial.
“Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, i
cili falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Grupit të Kontaktit. Ky
grup, i formuar nga shtete të ndryshme, ka qenë një platformë kyçe për mbështetje të
vazhdueshme për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Poashtu gjatë qëndrimit tim
zyrtar, pata mundësinë të bashkëbisedoj me sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-ve
z.Austin, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të
mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, si dhe për nevojën e forcimit të
bashkëpunimit dhe koordinimit të aleatëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe
paqësore. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kontribuar me donacione dhe angazhim
të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke luajtur një rol të
rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, një format ministror që mbështet Ukrainën dhe
do të vazhdoj të kontribuoj në përpjekjet globale për stabilitet dhe paqe”, ka shkruar
zëvendësministrja Elfet Ismaili.