90 fëmijë të shtruar në “Kozle” nga gripi, numri pritet të rritet edhe më shumë
Doktoresha Ollga Spasova nga Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët “Kozle” tha se gjatë fundjavës së gjatë të pushimeve Klinika është plotësuar me personel, fëmijët me shëndet të përmirësuar po dalin nga spitali për t’u hapur vend pacientëve të rinj. Për momentin në këtë spital janë 90 pacientë të shtruar, nga të cilët 70 janë të shtruar dhe 20 të tjerët në spitalin ditor.
Por spitali, pohon doktoresha Spasova për “Sloboden Peçat”, funksionon pa probleme dhe ambientet janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e pacientëve.
“Pritet që në këtë periudhë çdo vit të ketë një numër të shtuar të vlerësimeve. Kështu ishte edhe vitin e kaluar edhe një vit më parë. Presim që për faktin se sezoni i gripit është në zhvillim e sipër. Tani ka një rritje të numrit të të sëmurëve me grip, si fëmijët ashtu edhe të rriturit.
Piku i sezonit të gripit pritet të jetë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit. Për momentin kemi 90 pacientë të shtruar, nga të cilët 70 janë të shtruar dhe 20 të tjerët janë në spitalin ditor. Simptomat kryesore me të cilat përballen pacientët janë ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe dobësi.
Rritja e numrit të pacientëve gjatë kësaj periudhe është për shkak se është stina e sëmundjeve të frymëmarrjes. Kjo situatë nuk është vetëm në qytetet e ndotura, por edhe në qytetet ku nuk ka ndotje”, thotë Spasova.
Ajo shton se fakti që tani shumica e fëmijëve janë në dhoma të mbyllura, si në kopshte, njësoj si të rriturit, të cilët në kolektivë janë në dhoma të mbyllura e të vogla ku nuk hapen dritare, kontribuon në përhapjen e infeksioneve me pikat më shpejt nga personi në person.