Për nëntë muaj sektori i hotelerisë dhe gastronomisë në Maqedoni me qarkullim 270 milionë euro
Deri në shtator të vitit të kaluar, në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë janë derdhur 270.2 milionë euro. Vendorët, por edhe turistët që e kanë vizituar Maqedoninë, kanë shpenzuar më shumë për ushqim, pije dhe buajtje, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, të publikuara në ditën e fundit të vitit të kaluar.
Pronarët dhe hotelierët mund të fërkojnë duart të kënaqur për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, sepse në të njëjtën periudhë 9 mujore kanë realizuar më shumë të ardhura se një vit më parë. Të ardhurat në vitin 2023 në shtator ishin 246.5 milionë euro, ose 23.7 milionë euro më pak se në vitin 2024 për të njëjtën periudhë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se një pjesë e rritjes së të ardhurave i detyrohet inflacionit, i cili në sektorin e hotelerisë në nëntëmujorin 2024 krahasuar me nëntëmujorin e 2023 ishte 5.5 për qind. Por edhe nëse kjo përqindje i shtohet qarkullimit për periudhën janar-shtator 2023, do të përfitohen 260 milionë euro, që janë më pak se të ardhurat e vitit të kaluar prej 270.2 milionë euro, sipas përllogaritjes së portalit Pari, transmeton portali Lideri.mk.
Në strukturën e qarkullimkt më së shumti para janë shpenzuar për ushqime dhe pije (kafe, çaj…), më pas për pije dhe vetëm më pas radhiten buajtjet.
Vitin e kaluar për nëntë muaj janë shpenzuar 146.1 milionë euro për ushqim dhe pije, ndërsa një vit më parë në të njëjtën periudhë janë shpenzuar 131.3 milionë euro. Matematika është e njëjtë, rritja e të ardhurave është pjesërisht për shkak të inflacionit, dhe pjesërisht për faktin se më shumë njerëz shkuan në bare dhe kafene.
Qytetarët dhe turistët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shpenzuar 56,8 milionë euro për pije të ndryshme në objektet e hotelierisë dhe 52,9 milionë për të paravrarë.
Buajtjet e turistëve, vendas dhe të huaj, vitin e kaluar kanë kushtuar 51.2 milionë euro dhe vitin e kaluar 44.3 milionë euro.
Në të gjitha statistikat, stina e verës është më interesante. Llogaritjet janë veçanërisht të rëndësishme për vlerësimin e shfrytëzimit të turizmit si degë ekonomike, transmeton Lideri.mk. Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar në tremujorin e tretë në sektorin katering-hotelierë janë realizuar 115 milionë euro të ardhura, që janë 42.6 për qind në raport me të ardhurat totale të të 9 muajve.
Tremujori i tretë i vitit të kaluar është më i mirë se tremujori i mëparshëm. Rritja nominale është 11.4 për qind dhe ajo reale, përfshirë inflacionin në këtë sektor, është 5.9 për qind./Lideri