Maqedoni

Në lokalet e Tetovës po vijnë “valltare” edhe nga Brazili e Kolumbia

Me datë 01.07.2025 në periudhën nga ora 20:20 deri në ora 04:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontroll në një objekt hotelierie në rrugën rajonale Tetovë-ZelinË, ku janë ndaluar nëntë shtetasE të huajA për shkak të keqpërdorimit të vendbanimit turistik, gjegjësisht qëndrimit, në kundërshtim me Ligjin për të huaj. Ato kanë qenë në moshë nga 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili, transmeton Lideri.mk.

“Ato janë dërguar në Stacion Policor për veprime të mëtejshme”, njoftoi MPB./Lideri