Maqedoni

Aleksandar Kambovski kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor

Kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor Republikan, njëzëri u zgjodh Aleksandar Kambovski.
Për z.Kambovski votuan të 13 anëtarët e këshillit, me të drejtë vote.

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, që janë anëtarë të Këshillit, pa të drejtë vote, nuk erdhën në seancë.