Deputeti i Vetëvendosjes krenar me nënën e tij veterane e UÇK-së dhe vëllaun veteran i UÇPMB-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka uruar veteranët në Ditën e tyre. Ai në një postim në Facebook e ka prezantuar edhe nënën e tij, Sanijën, për të cilën thotë se është veterane e UÇK-së.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Veteranëve!
Sot nderojmë sakrificën dhe guximin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Jam krenar që nëna ime Sanija është veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por dhe një anëtar tjetër i familjes sime vëllau im Arianiti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Sakrifica e tyre dhe e gjithë veteranëve do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë kolektive si një testament i qëndresës dhe dashurisë për atdheun
Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përjetshëm për të gjithë veteranët!