BallinaMaqedoni

Blerim Bexheti e pyet Mickoskin për shqipen në Kushtetuese, Mickoski ia pëmendi Soravinë

A do e tërhiqni iniciativën e shqyrtimit të Ligjit të gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë.

“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti.

Mickoski në përgjigjen e tij tha se BDI më herët nuk është interesuar për interesin e qytetarëve por vetëm për furnizimet publike.

“Sa herë që qytetarët e shohin Qendrën Tregtare Soravia e kuptojnë prapavijën e qëllime e tuaja”, tha Mickoski duke akuzuar BDI-në se manipulon me tema monoetnike.