BallinaMaqedoni

Licencat dygjuhësore kaluan në Kuvend, alarmohet Levica: VMRO-VLEN dhe ZNAM po e federalizojnë Maqedoninë!

Shumica parlamentare në seancën e djeshme të Kuvendit votoi ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve duke vendosur licenca dygjuhëshe për punë në çerdhe fëmijësh, kurse ky ndryshim ka alarmuar Levicën e Dimitar Apasievit, shkruan portali Lideri.mk. Kjo parti pëmes një komunikate ka akuzuar se ky vendim tregon se shumica parlamentare VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM “është zhytur në zbatimin e thellë të Ligjit Antikushtetues për Dygjuhësinë!”.

“Ky vendim i DPMNE-së përfaqëson një kapitullim të drejtpërdrejtë të pabesë ndaj politikave dygjuhëshe të cilët vetë i dënuan kur ishin në opozitë, duke i quajtur vepra kriminale”, akuzon Levica, duke e shpallur vetveten si “e vetmja forcë politike që lufton vazhdimisht dhe sinqerisht kundër federalizmit”./Lideri