BallinaMaqedoni

Paparaniku e ka dërguar Grubin deri në Tiranë

Sipas “Fokus“, biznesmeni dhe Konsulli i Nderit i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Arsim Papraniku ka dhënë një deklaratë në polici se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit, përcjell INA.

Por edhe disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron pranë detit Adriatik, në afërsi të Durrësit. Më saktësisht, sipas bashkëbiseduesve tanë bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit. Se Grubi gjendet në Shqipëri ka nënvizuar edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

“Sipas informacioneve ai nuk ndodhet në Kosovë, është në Shqipëri. Por kjo nuk ka rëndësi, duke ikur ai provoi fajin dhe për këtë arsye u arratis jashtë vendit. Mendoj se sot, nesër apo pasnesër ai një ditë do të përballet me drejtësinë”, theksoi Mexhiti. (INA)