Deputetët Avni Dehari dhe Tomor Alizoti: Qofshin gjithmonë bashkë Shqipëria e Kosova në një Kuvend!
QOFSHIM PËRGJITHMONË NË NJË KUVEND!”
Kjo është dëshira e deputetit të VV-së Avni Dehari, i cili ka postuar një fotografi me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tomor Alizoti, nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, shkruan portali Lideri.mk.
“Në seancën e përbashkët solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Prishtinë, 20 dhjetor 2024
Me deputetin Tomor Alizotin”, ka shkruar tutje deputeti Dehari, i cili edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është në listën e kandidatëve të VV-së për deputetë./Lideri-Q.Bajrami