12 viktima nga shpërthimi në një fabrikë për prodhimin e municioneve në Turqi
Një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e municioneve në veriperëndim të Turqisë la të paktën 12 të vdekur dhe katër të plagosur. Shpërthimi ndodhi në fabrikën në provincën e Balikesir i cili ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist. Ministri i Drejtësisë tha se katër prokurorë publikë janë caktuar për të hetuar shkakun e shpërthimit. /Alsat.mk