LSDM: Pse Toshkovski lejoi që të arratiset Grubi
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thekson se përgjegjësinë për arratisjen e Artan Grubit e ka VMRO-DPMNE-ja. Nga LSDM thonë se i ndjekin me tallje përpjekjet e VMRO-DPMNE-së që fajin për arratisjen e Grubit t’ia bartë LSDM-së.
“Përpjekjet për të manipuluar opinionin se LSDM-ja e dinte për krimin e Grubit dhe nuk e kishte ndjekur penalisht, është vetëm një xhirim i lëmuar për të larguar vëmendjen nga problemi dhe pyetja kryesore, e ajo është – pse Toshkovski e la Grubin të arratisej?”.
“Artan Grubi dhe kushdo për të cilin aktualisht ka procedime duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit. Por për fat të keq, kjo me sa duket nuk do të ndodhë pasi Grubi u zhduk në mënyrë misterioze. E pyesim VMRO-DPMNE-në se cila është marrëveshja politike dhe çmimi për lirimin e Grubit?”.
“Pse heshtin VMRO-DPMNE dhe Toshkovski për faktin se “rastësisht” nuk funksionuan kamerat, “rastësisht” policia nuk dinte kë duhet të kontrollonte, “rastësisht” kufitari gaboi, përndryshe stafi i Toshkovskit”, thonë nga LSDM.