Maqedoni

Polici shqiptar Adnan Bislimi shpallet polic i vitit në Kumanovë

Sot në emër të Komunës së Kumanovës, tradicionalisht, Kryetari Maksim Dimitrievski, ndau çmimet për polic dhe zjarrfikës më të mirë për vitin 2024, raporton Televizioni Festa.

Sivjet Adnan Bislimi, polic në Stacionin policor nga juridiksioni i përgjithshëmi i SPB Kumanovë dhe Nikolla Bogdanovski, zjarrfikës- shpëtimtar i suksesshëm u shpallën punëtor më të dalluar dhe më të shquar në profesionet dhe detyrat e tyre të punës.

“Në përputhje me angazhimet vetëmohuese dhe rezultatet evidente në punën e përditshme, falënderova policin dhe zjarrfikësin më të mirë për përkushtimin e tyre në mbrojtjen e qytetarëve, duke u uruar vazhdimësi në kryerjen e mëtejshme të aktiviteteve të punës” ka deklaruar Maksim Dimitrievski.
/TV FESTA/