Kasami: Të dashur bashkëatdhetarë, mirë se vini në vendlindje!
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u ka uruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë në vendet perëndimore dhe këto ditë kthehen në vendlindje.
“Në këto momente kur temperaturat shënojnë ulje, ardhja juaj është ngrohtësi për vendin dhe familjet tuaja. Uroj që ardhja juaj të jetë e mbushur me gëzim dhe dashuri në familjet tuaja!
Pushime të këndshme, Tetova ju pret!”, ka shkruar Kasami.