BallinaMaqedoni

Mashtruesit ia marin 25 mijë euro të moshuarës nga Shkupi, i thanë se vajza e saj ka bë aksident

Me datë 20.12.2024 në ora 13:00 në SPB Shkup, një grua e moshës 81 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se i janë marë prej 1.709.090 denarë (mbi 25 mijë euro). Sipas raportit policor, më datë 18.12.2024 rreth orës 08:45, një person e ka kontaktuar të moshuarën me telefon dhe më ka thënë se vajza e saj dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale dhe se për të mos u përgjigjur para ligjit duhe të paguajë një shumë të caktuar në para, transmeton portali Lideri.mk. Pasi i dha paratë, gruaja kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri