Tungjatjeta bashkombas të mi shqiptar, ju o opozitar të vonuar dhe të përgjumur
Ejup Berisha
Pushtetarët shqiptar të vendit tonë gjatë tërë kohës sa janë në pushtet këta qeverisin pa probleme dhe pa asnjëfar pengese. Kjo ndodh kështu pasiqë te shqiptarët e këtushëm përher mungon aktivizimi i mirefilltë dhe i realtë opozitar.Apo më sakt thënë në mesin tonë përher ka munguar dhe mungon fryma opozitare. Pra shumica dërmuese e shqiptarëve të këtushëm janë përher me pushtetin. Ky ves si duket u trashegua nga ish lideri karizmatik rom tanimë i ndjeri H.B. Ai për vete thoshte se gjithmonë është me pushtetin. Për dallim prej tij shumica dërmuese e shqiptarëve të RMV-së nuk e pranojne publikisht se janë me pushtarët por duke e analizuar çasjen e tyre tepër tolerante ndaj tyre shumë lehtë mund të kuptohet se shumica e tyre i përkrahin pushtetarët shqiptar pa rezerva pasiqë këta në asnjë çast nuk i kundë
rshtojnë në asnjë vendim këta te politikës. Po u analizua në aspekt matematikor del se më shumë se nëntëdhjetë e dy përqind e shqiptarëve janë me pushtetarët dhe tetë përqind janë kundër. Më tej prej ketyre tetë perqind të shqiptareve opozitar gjashtë
e gjysmë përqind janë opozitar joaktiv dhe vetëm një e gjysëm përqind e tyre janë opozitar aktiv. Dhe këta shumë pak qytetar opozitar aktiv në aktivitetet e tyre kundërshtuese ndaj pushtetarë
ve më shumë rezistencë dhe probleme kanë nga bashkqytetarët e tyre sesa nga pushtetarët shqiptar. Pra fatkeqsishtë shumica dërmuese e shqiptarëve të ketushëm janë në mbrojtje të pushtetarëve. Ata kthehen kundër shqiptarëve opozitar dhe tërë kohës i çortojnë ata për kundërshtimet që ua bëjnë pushtetarëve. Disa prej tyre i këshillojnë që të korrixhohen ata me orientim opozitar pasiqë sipas tyre këta nuk e kanë në rregull.Apo shumica dërmuese e qytetarëve shqiptar përkrahes të pushtetit opozitarët i konsiderojnë si njerëz të këqij dhe destruktiv.Të njejtët këta i shajnë, i ofendojnë dhe i nënçmojnë. Athua vallë pse e ɓëjne gjithë këtë fushatë kundër qytetareve opozitar bashkombasit e mi shqiptar ?. Pra shumica e tyre këtë e bëjnë pasiqë të njëjtët ëndërrojne dhe shpresojnë se mos vallë Lideri i partisë në pushtet këta do ti bën funkcionar shteti.Pra të gjithë këta që nuk kundërshtojnë kanë ambicje të tyre personale apo presin diçka nga pushtetarët prandaj të njejtet rrine qetë dhe tërë kohës u duartrokisin atyre që janë në pushtet. Shqiptarët pra bë
hen opozitar vetëm kur nuk i realizojnë ambicjet që i përmenda më lartë. Përndryshe këta kurr nuk e kundërshtojnë pushtetin edhe në
se ky më asnjë veprim apo sjellje nuk është i mirë dhe i përshtatshëm për qytetarët shqiptar. Çuditë
risht shqiptarët e RMV-së kohëve të fundit janë aktivizuar masovikisht kundër BDI-së e cila më shumë se dy dekada ishte në pushtet. Por kjo periudhe aktivizimi i tyre duhet thënë se është shumë e zbehtë sepse është e vonuar. Konsideroj se ka pasur nevojë dhe hapsirë të mjaftueshme që shqiptarët e ketushëm ta kundrshtonin ish subjektin politik shqiptar në pushtet shumë më herët por kë
të gjë shumica e tyre nuk e bënë dot. Pra vetëm pasiqë BDI tani gati gjashtë muaj është në opozitë shumica e bashkqytetarëve tëmi këtu kanë filluar të gjuajnë gurë e dru mbi të.Mendoj se tash pasi që nuk u realizuan ëndërrat e tyre e shpresat morrën fund dhe pasiqë ky subjekt është në opozitë një shumicë e konsiderueshme e shqiptarëve janë ngritur në këmbë kunder subjektit politik shqiptar opozitar.
Mendoj se edhe pse kjo gjë është në rregull por qytetarët shqiptar këtë veprim ripërs
ëris e kanë tëvonuar. Këta njerez i pyes se ku ishin më herët që te ngriten kundër BDI-së pasiqë një aktivizim opozitar kundrejt saj ishte mëse i nevojshëm më herët. E kuptoj se më vëstirë është ta kritikosh një subjekt politik sa
është në pushtet sesa kur ai ndodhet në opozitë. Por opozitar i vërtetë dhe i realtë je kur aktivitetin opozitar e bën gjatë kohës kur subjekti politik është në pushtet sesa kur ai ndodhet në anën tjetër të pushtetit. Pra të nderuara Zonja dhe zotërinj shqiptar mirësevini në klubin e kundërshtarëve të ish partisë në pushtet. Ju opozitar të vonuar dhe të përgjumur ju pë
rkujtoj seTigrit më lehtë i kërcehet në shpindë kur ai fle sesa kur i njëjti është i zgjuar dhe në fuqi të plotë. Çfar dua të themë me këtë
që e shkrova. Me këtë dua të themë se fatkrqsisht një popullatë gati e tërë në rastin konkret gati i tërë populli shqiptar që jeton këtu në RMV më tepër se dy dekada i gëzohej pranisë së BDI-së në pushtet dhe gati askush nuk bëhej shumë merak për gjërat e këqija, të liga dhe pa vend që i bënte e njejta parti sa ishte në pushtet. Dhe tani të gjithë përnjeher u bënë trima apo kundërshtar të BDI-se. Vlersoj se shqiptarët në të shumtën e rasteve bëhen patriot pas lufte e jo gjatë lufte. Pra kur ka luftë shumica dërmuese e tyre heshtin dhe rrinë anash dhe e presin epilogun. Nëse ai është i pafavorshëm për ta aktivizohen e nëse jo vazhdojnë të heshtin. Dhe për fund shqiptarët bashkombasit e mi sërish i përkujtoj dhe i këshilloj se opozitarizmi i realtë dhe i mirfillt bëhet kur një subjekt politik është në pushtet sesa kur i njëjti është në opozitë edhe pse BDI meriton që ti përmenden të gjitha të këqijat, veprimet e shumta të pahijshme e pavend sa ishte ky subjekt politik në pushtet.