Prokuroria ngriti akuza ndaj 4 personave fizikë dhe një juridik lidhur me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës
Prokuroria Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi dhe propozim akuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik në lidhje me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë manipuluar dokumentet dhe rregullat e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për furnizime publike dhe e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me çka, kanë përfituar rreth 13.5 milionë euro. Të përfshirët kanë ndërmarrë veprime për ta ndryshuar lëndën e marrëveshjes me çka i kanë zvogëluar 22 pozicionet dhe mbarimin e objektit deri në fazën e “çelësit në dorë”, pa pasur projekt të miratuar për të njëjtin. Njëkohësisht, për të arsyetuar këtë, kanë nënshkruar 12 anekse të marrëveshjes me çka janë paguar mbi 2.2 milionë euro më shumë se sa marrëveshja fillestare. Me anekset e nënshkruara, edhe pse procedura ka qenë e pandarë, ata e kanë ndarë dhe e kanë ndryshuar lëndën e marrëveshjes dhe në këtë mënyrë kanë mundësuar në të ardhmen që të udhëhiqen dy procedura për furnizime publike dhe të ndahen marrëveshje të reja për rindërtim në fazën e dytë, që ka kanë mundësuar dobi për operatorët potencial ekonomik. /Alsat.mk