Avokati: Grubi do të kthehet në Maqedoni, por vetëm nëse nuk arrestohet
Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i dyshuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, është i gatshëm të kthehet në Maqedoni nga Kosova vetëm nëse arrest i përkohshëm i zëvendësohet me një masë më të butë, siç është konfiskimi i pasaportës.
Këtë, avokati i tij Vladimir Donevski, dje në Gjykatën Penale ia ka paraqitur gjykatësit për procedurë paraprake, njofton portali Republika.
Sot pritet vendimi i gjykatës për Grubin. Ndryshe, Donevski në opinion është i njohur si avokat i ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski.
Plusinfo ka kontaktuar me Avokatin për Donevski, por nuk ka marrë përgjigje, transmeyon portali Lideri.mk.
Ndryshe, katër prej të dyshuarve në rastin “Lotaria” iu janë konfiskuar pasaportat.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër personave të përfshirë në hetimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore në RMV”, për vepra penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 të KP, dhe të cilët gjatë natës u dëgjuan në gjykatë, morën vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë Publikr dhe vendosjen e masave për të 4 personat në përputhje me nenin 146 paragrafi 1, 2 dhe 3, d.m.th konfiskimin e pasaportave dhe Detyrimin për paraqitje periodike te një zyrtar në gjykatë”, informojnë Gjykata Penale.
Prej atje shtojnë se gjatë ditës do të merret vendim edhe për kërkesën në Prokurori që dy të dyshuarit e parë, Grubi dhe Bajrami, të caktohen në paraburgim.