Rashidi: Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja
Shkruan: Syrija Rashidi
Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja. Çdo tentim për promovim të vlerave që janë në kundërshtim me kodin etik të shqiptarëve në veçanti dhe shumicës së qytetarëve në përgjithësi, tejkalon të drejtat individuale në të cilat thirren. Kjo tanimë po bëhet një agjendë, që herë quhet e gjelbër dhe herë me emra të tjerë, por në thelb është një imponim i dhunshëm i një propagande të papranueshme për shumicën absolute të popullatës tonë.