BallinaMaqedoni

PlusInfo: “Një njeri i BDI-së” ka dekonspiruar aksionin e policisë

“Një njeri i BDI-së”, ish-zyrtar në disa pozita shtetërore, ka dekonspiruar aksionin e MPB-së, të filluar sot dhe i cili eshte në vazhdim, shkruan PlusInfo.

Bëhet fjalë për aksion nga ana e policisë për të shkatërruar grupet e dhunshme kriminale në Shkup dhe qytete të tjera të vendit.

Ish-zyrtari i BDI-së ka dhënë informacione kritike për aksionin që fillimisht ka qenë i planifikuar për të martën, por pasi eshtë dekonspiruar, është dashur të fillojë sot në orët e mbrëmjes, shton PlusInfo.

Krahas kësaj, në aksionin që kishte në shënjestër grupet kriminale kryesisht nga Haraçina, Duqanxhiku dhe Gërçeci, tashmë ka pasur arrestime dhe disa prej tyre kanë pranuar krime të rënda, përfshirë vrasje.

Sipas të dhënave të Plusinfo, në veprimet e MPB-së do të jetë i përfshirë edhe ish-zyrtari i BDI-së, i cili ka përcjellë informacione në qarqe kriminale.