BallinaMaqedoni

Taravari pas kuvendit partiak: Padyshim që kjo parti do të shkojë Drejt më t’Mirës me një ekip të tillë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social facebook ka konfirmuar edhe emrat e përzgjedhur nga kuvendi partiak për të kompletuar organet partiake.

Në rolin e Sekretarit Gjeneral të partisë është emëruar Blerant Ramadani, ndërsa kryetar i kuvendit partiak do të jetë Arben Fetai.

Ja dhe postimi i Arben Taravarit

Sapo mbaroi Kuvendi i partisë tonë, ku u mbajtën zgjedhjet për disa funskione dhe u shumica vendosi që:

Blerant Ramadani si Sekretar Gjeneral
Kryetar Kuvendi Arben Fetai
⁠Nënkryetar të Partisë u emëruan Bujare Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba
⁠Gadaf Uzairi si Sekretar Organizativ
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini
I uroj punë të mbarë të gjithëve!

Padyshim që kjo parti do të shkojë Drejt më t’Mirës me një ekip të tillë!