BallinaMaqedoni

Heroi nga Tetova i punësuar në Kodrën e Dillit shpëtoi gjashtë persona që ishn zhdukur mbrëmë

Gjashtë skiatorë që u ngjitën me skilift në pjesët më të larta të njërës prej shtigjeve në Kodrën e Siellit, kanë humbur dje për shkak të mjegullës së dendur dhe borës së saporënë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKUK).

Siç është raportuar, ata kanë telefonuar në numrin e urgjencës 112, por ndërkohë punonjësi i skiliftit ka arritur t’i gjejë, transmeton portali Lideri.mk.

“Skiatorët kanë kërkuar ndihmë në numrin 112. Menjëherë nga Qendra e Krizave kanë njoftuar SPB Tetovë dhe drejtuesin e Qendrës në Tetovë. Ndërkohë, personi i punësuar në ski-lift i ka gjetur pesë (5) personat e humbur, ndërsa më vonë në orën 16:15 është gjetur edhe personi i gjashtë. Fillimisht janë mbajtur në stacionin policor në Kodrën e Diellit”, thuhet në komunikatën e QMK-së.

Të gjithë skiatorët më pas u kthyen të sigurt në shtëpi./Lideri