Kulturë

OENEUMI mbajti orë poetike mes shqiptarëve të harruar në fshatin Nerovë të Krushevës

Shoqata e shkrimtarëve Oeneum Tetovë,organizoi një VIZITË E ORË POETIKE në shkollën NIKOLA KAREV në fshatin e largët NEROVË,komuna e Krushevës..
Manifestimi kulturor rezultoi me një gëzim të madh që u njohëm me këtë vendbanim malor në zemrën e Maqedonisë Veriut afër Krushevës, fshati Nerovë, me banorë bujarë,me arsimtare e nxenes që e ruajnë e kultivojnë gjuhën e bukur shqipe në mes të Pellagonisë, me njerëz të mrekullueshëm, fisnik dhe shumë miqësor.
Mikëpritjen e ngrohtë dhe e sinqertë, bisedë e persiatje për problemet e tyre arsimore, infrastukturore që nuk ishin të pakta. Moti, përfaqesuestit e popullit,ministra e deputet i kishin harue, askush nuk i viziton,por ata qëndrojnë krenarë e me dinjitet e ruajnë gjuhën,traditën dhe krenarine komëtare… Shkolla me 120 nxënës shqiptarë mësojne në kushte miserable, në një shkollë të vjetër para 5o vitesh nga koha e Titos. Fshatarët mundohen ta sigurojnë egzistencën e jetës vetëm me kultivimin e duhanit,ata me vetkontribut kanë ndertuar një shkollë të re me 5 klasa,por ajo ka mbetur ende pa pullaz. Pra i bejme apel Ministrisë arsimit, zv.Ministrit që të shkon me delegacione atje në vizitë dhe të gjejë mjete per ta mbulu shkollën e re me çati e te munden nxënësit në verë të hyjnë në shkollën e re, te mesojnë me kushte normale e jo në kushte afrikane. Mikpritje bujare, nga Drejtoresha Olivera, nga arsimtarja Alemsha Zhuta Imeri, e cila kishte pregatit nje recital te bukur me nxenesit,dhe organizatori arsimtari Afrim Jusufi, u falemnderohemi stafit të arsimtareve të zellshëm e buajrë. Në orën poetike nga Shoqata e shkrimtarëve Oeneum Tetovë me poezitë e tyre u prezentuan BEHARE NEZIRI,Sadije Aliti, Daim ILAZI,Rami KAMBERI,Bajramali SELIMI dhe MERITA ABAZI.
Kryetari DAIM LAZI në fjalën e tij potencoi se lehtë në Tetovë ,Gostivar e Dibër, të bëhesh Mic Sokol e Skenderbeg por ta ruajsh e kultivojsh gjuhën e traditën kombëtare në Nerovë, ne Pellagoni, ku shqiptarët janë pakicë është punë e madhe patriotike .Pra, për herë të parë para nxënësve e arsimtarëve u mbajtë Orë poetike. Bibliotekës së shkollës u dhuruam afro 100 libra dhe 30 të revistës tonë Plejada. U ndamë me mallëngjim se na thanë askush nuk i viziton,askush nuk ua pyet hallet e dertet e tyre.Na habitën kur na thanë,mos shkoni në Tetovë në mbremje, rini sonte te ne, do keni konak. U ndamë të brengosur, me mbresa të thella,me nostalgjie e besë se nuk do ti harojmë, se nuk do të jetë vizita e fundit.Adhe pse bëmë mbi 300 km për një ditë,rruga nuk na lodhi sa dhimbja e madhe ku mësonin keto nxënës e arsimtarë..Ky ishtë më shumë se një takim, ishte një brengë,ishte një mesazh,takim vllazëror, një mission.
DAIM ILAZI
Kryetar i Shoqatës shkrimtarëve ,,OENEUM,,
TETOVË