Opinion

Pse po heshtin intelektualët e akademikët shqiptar!

Shkruan: Etem Xheladini
A thua nuk ju mjaftojnë dekleratat e verbërta të ca nacionalistëve-shovenist, të ështëquajtur intelektual e akademik maqedonas, ku me deklaratat e tyre kontraverze, si me dekleratat e profesoreshës, aktiviste e eksperte për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinizuara Mirjana Najçevska.
Ku në dekleratat e sajë shoveniste, shohim, po edhe ndëgjojnë opinioni i gjërë, po edhe ai shqiptar, se shqiptarët në RMV nuk munden të jenë element shtetëformues, nga se kurrë nuk paskan luftuar për këte shtet, e për këto troje (duke harruar e gjora se shqiptarët janë popullë autokton), e sipas sajë të drejtën element konstituivë të shtetit e bartin vetëm maqedonasit, se vetëm ata paskan kontribuar për këtë shtet.
Tani duhet të Ju jetë e qartë intelektualve, po edhe akademikëve shqiptar se soji të saj, e cila pos që ushtronë profesionin e profesoreshës, menaxhonë në RMV, me sektorin civil “Forumin për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut”, forum që ka thithë, e thithë mjetet të majme si nga fondet financiare ndërkombëtare, po edhe ato vendore, ti kundërvehen me fakte a argumente.
Kjo e ështëquajtura profesoreshë e së drejtësisë, na paska mësuar një histori, ku paska bërë zbulim epokal, duke u njohur me të kaluarën historike të shqiptarëve, e sidomos me lëvizjet e Ballit Kombëtar Shqiptar, se gjoja nuk paskanë luftuar për çlirim kombëtar e shtet, por për dikë tjetër.
Kjo e ështëquajtur profesoresh e drejtësisë, sa duket nuk e njehë as historinë që vetë popullata maqedonase e mësojnë, po edhe thirren në te, duke u nisur nga R. Krushevës (1903) që u formua nga, maqedonasit, shqiptarët e vllehët, siç thonë historjanët maqedonas.
Si duket ajo harroi se shteti i MV, u njohë pas luftës dytë botërore më 1945, në kuadër të RFSJ-ës.
Më tejë kjo profesoreshë kontraverze harronë se mëvetsimi i MV ndodhi më 1992, ku kontribut dhanë edhe subjektet politike shqiptare të kohës.
Por për aspektin historikë jamë i bindur se mund ti përgjigjen historjanët shqiptar.
Koha të ndëgjohet ma me guximë zëri i intelektualve e akademikëve shqiptar, pasi kjo i bënë mirë edhe politikës, e politikëbërsve shqiptar, për të na përfaqësuar më denjësishtë në politikëbërje.

Shifni e vlersoni verbësin e kësajë të ështëquajtur intelektuale, nga një koment në mesin e shuml komenteve të saj, publikuar në momentet kur shqiptarët në mënyrë paqësore, demokratike, bazuar në fakte kërkojnë që të jenë element shtetëformues siç ishin me kushtetuten e vitit 1974 më së paku.

(Етничките Албанци во Македонија не се државотворен народ.
Тие историски биле против Македонија и во повеќе наврати низ историјата го манифестирале ова.
Мирјана Најчевска)