BallinaMaqedoni

Krenaria e Kumanovës, profesori Avni Dehari sërish kandidat i Vetëvendosjes për deputet (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo dhe Alternativa kanë njoftuar se kanë publikuar listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë.

Krenaria e Kumanovës, profesori Avni Dehari sërish eshte kandidat i Vetëvendosjes për deputet, transmeton portali Lideri.mk.

Dehari eshte i radhitur në kreun e listës së kandidatëve.

Listës prej 110 kandidateve i prin kryeministri Albin Kurti.

Lista e tyre është publikuar pas përfundimit të afatit për dorëzim të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në listë nuk janë përfshirë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe deputetët Arta Bajralia, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Gazmend Gjyshinca, Jahja Kokaj, Tinka Kurti dhe Yllza Hoti.