Ageler: Uashingtoni po shqyrton sanksione shtesë për personat e “listës së zezë”
Pas vendosjes në listën e zezë amerikane të gjyqtarit Enver Bexhetit dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ambasadorja amerikane, Angela Aggeler tha se shpreson që të sheh veprime konkrete edhe nga sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Aggeler tha se propozimi për ndryshime në Ligjin për masa restriktive, respektivisht sanksionimi në vendin tonë i personave që janë në listën e zezë amerikane, ka qenë ide e mirë, por që nuk e di se pse nuk është votuar në Kuvend.
“Ka një proces të qasshëm këtu, dhe mendoj që njerëzit e këtij shteti duan ta shohin realizimin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me masat restriktive, mendoj që ishte ide e mrekullueshme, por sërish, ne nuk mund të kontrollojmë ligjet që kalojnë. Shpresoj që me emërimin e ri, që ka shkaktuar reagim të fuqishëm në publik, të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë këtu, në Maqedoninë e Veriut, në këtë dhe rastet e tjera”, theksoi Aggeler.
Ajo shtoi se SHBA dje mori një hap të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke e vendosur Artan Grubin, ish zv/kryeministër dhe Enver Bexhetin në listën e zezë amerikane për shkak korrupsionit të lartë.
“Për shkak përpjekjeve të tyre për të intereferuar në punën e gjyqësorit dhe në bazë të këtij vendimi ata dhe anëtaret e tyre familjarë u ndalohet hyrja në SHBA. Sanksione shtesë po konsiderohen në Uashington”, tha Ageler.