Kovaçevski nuk është arrestuar, ka ikur nga Maqedonia
Edhe pse u raportua, ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, sot nuk është arrestuar në aksionin e madh policor, i cili rezultoi me arrestimin e disa personave për krime në prokurimin publik për REK Manastir, TEC Negotinë dhe TEC Osllomej.
Sipas informacioneve, i dyshuari Kovaçevski është larguar nga vendi që nga muaji tetor, transmeton Lideri.mk.
Ai, së bashku me pasardhësin e tij në EMV, Vasko Stefanov, dhe persona të tjerë dyshohet se kanë krijuar shoqatë kriminale dhe duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë realizuar përfitime të kundërligjshme./Lideri