BallinaMaqedoni

Ahmeti: Gjykata t’i hedh poshtë 13 iniciativat, përndryshe qetësi nuk ka!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet t’i hedh posht 13 iniciativat për shfuqizimin e gjuhës shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë.

“Në këto momente jo aq të mira për ne, neve po na rrezikohet diçka e shenjtë e fituar me gjak nëpër shekuj, gjuha jonë. Do doja nga ky shesh ti drejtohem Hristijan Mickoskit. Ne duam paqen, ne duam demokraci, ne duam liri, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë e më tepër në progres dhe sa më afër BE-së, e jo të veprojmë në institucione për të dëmtuar një gjuhë e cila është zyrtare dhe e dalë nga një process dialogues. Këta tanët çdo ditë I ndrrojnë qëndrimet, unë e di se sa trimëri kanë. Gjykata le të vendos drejtë, ndryshe qetësi nuk ka”, tha Ahmeti. /tvklan.mk